Ndërlidhjet

logo-print

Lirohen nga burgu dy djemtë e Hosni Mubarak


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet egjiptiane kanë njoftuar se dy djemtë e presidentit të rrëzuar Hosni Mubarak, janë liruar sot nga burgu.

Ata janë liruargati katër vjet pas arrestimit të tyre së bashku me babanë.

Alaa dhe Gamal Mubarak, sipas zyrtarëve, kanë ecur të lirë sot në mëngjes, nga burgu Torah që gjendet në jug të Kajros.

Një gjykatë egjiptiane gjatë javës së kaluar e ka urdhëruar lirimin e tyre në pritje të rigjykimit.

Lirimi i tyre u bë një ditë pas përvjetorit të kryengritjes popullore të vitit 2011, kryengritje që e ka përmbytur Hosni Mubarakun.

Alaa, një biznesmen dhe Gamal, së bashku me babanë e tyre përballen me akuza për korrupsion ndërsa ndaj tyre pritet të mbahet rigjykim.

Dy dijemtë e ish-presidentit, në një rast të ndarë akuzohen për tregëti të brendshme.

Mubarak dhe dy bijë e tij, janë arretsuar në prill të vitit 2011.

XS
SM
MD
LG