Ndërlidhjet

logo-print

Një zyrtar rus padit gazetën The New York Times


Vladimir Yakunin

Vladimir Yakunin

Kreu i Hekurudhave të Rusisë, Vladimir Yakunin, ka thënë se ka ngritur padi për shpifje kundër gazetës amerikane The New York Times.

Avokati Aleksei Melnikov ka thënë se klienti i tij nuk do kompensim financiar, por kundërshton atë që është shkruar për të në një artikull të botuar më 27 prill.

Artikulli nga korrespondenti i Shtëpisë së Bardhë, Peter Baker, ka cituar një dokument të publikuar nga WikiLeaks, duke thënë se Yakunin “ka bërë pagesa të mëdha, në para të gatshme, për (presidentin e Rusisë) Vladimir Putinin”.

Zëdhënësja e gazetës The New York Times, Eileen Murphy, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se departamenti ligjor i gazetës nuk ka dëgjuar nga Yakunin apo avokati i tij për ankesën e tyre.

Seanca e parë dëgjimore për padinë do të mbahet më 19 shkrut në Gjykatën Presensky të Moskës.

XS
SM
MD
LG