Ndërlidhjet

Fillon protesta në Prishtinë


Pamje nga protesta e 24 janarit
Pamje nga protesta e 24 janarit

Në Prishtinë ka nisur protesta e organizuar nga partitë politike në opozitë, në kërkim të shkarkimit të ministrit për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, dhe shpalljes së kombinatit metalurgjik “Trepça” si ndërmarrje e veçantë publike.

Protesta po mbahet afër Qeverisë së Kosovës, përreth së cilës janë vendosur forcat e rendit.

Jabllanoviq i kishte quajtur më 6 janar "egërsira" protestuesit në Gjakovë, të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse. Jabllanoviq ka kërkuar falje për deklaratën e bërë.

Protesta e sotme pason protestën e së shtunës, më 24 janar, e cila përfundoi me një “ultimatum” dhënë qeverisë së Kosovës që brenda 48 orësh të shkarkojë zotin Jabllanoviq dhe të procedojë në Kuvendin e Kosovës ligjin e veçantë për Trepçën.

Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur kërkesave të parashtruara.

XS
SM
MD
LG