Ndërlidhjet

Libi: Tetë të vrarë nga sulmi në hotel


Tripoli, 27 janar 2015.

Tripoli, 27 janar 2015.

Raportet nga Libia thonë se militantët kanë sulmuar një hotel në Tripoli, ku qëndrojnë kryesisht të huaj, duke vrarë së paku pesë të huaj dhe tre roje.

Forcat e sigurisë kanë rrethuar hotelin Corinthia pasi së paku tre persona të armatosur e kanë sulmuar atë dhe kanë hapur zjarr në hapësirën e pritjes.

Një makinë bombë ka shpërthyer po ashtu jashtë hotelit.

Burime të sigurisë kanë thënë se nuk ka më pengje brenda hotelit.

Po sipas tyre, edhe sulmuesit kanë hedhur veten në erë.

Në një llogari në Twitter të militantëve të Shtetit Islamik është thënë se ata kanë sulmuar hotelin.

Ky pohim, megjithatë, nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Libia nuk është stabile që nga rrëzimi i sunduesit veteran, Muammar Qaddafi, më 2011.

XS
SM
MD
LG