Ndërlidhjet

Lavrov kërkon nga Ukraina që të qëndrojë jashtë NATO-s


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov e ka bërë një paralajmërim të ri për Ukrainën, duke i thënë asaj që të qëndrojë jashtë NATO-s.

Në një artikull në një revistë serbe që është postuar në faqen e internetit të ministrisë ruse, Lavrov citohet të ketë thënë se për ta parandaluar ndarjen e mëtejme të Ukrainës, ajo duhet të qëndroj me statusin neutral që e ka pasur më herët.

Muajin e kaluar, Ukraina përmes ndryshimeve ligjore e ka braktisur statusin neutral me qëllim të anëtarësimit në aleancën veriatlantike.

Ligji, sipas të cilit Ukraina kishte status neutral ishte miratuar gjatë vitit 2010 në kohën e presidencës së Viktor Yanukovych.

Kievi dhe NATO-ja e akuzojnë Rusinë për mbështetjen e drejtpërdrejtë ushtarake në drejtim të separatistëve pro-rusë në konfliktin i cili deri më tash ua ka marrë jetën më shumë se 5 mijë personave.

XS
SM
MD
LG