Ndërlidhjet

Qindra shitës privatë në Armeni kanë protestuar në Jerevan kundër një ligji të ri tatimor.

Protestuesit më 29 janar, një herë protestuan pranë ndërtesës se qeverisë, duke kërkuar një takim me kryeministrin Hovik Abrahamian.

Shitësit thonë se ligji i ri, i cili do të hyjë në fuqi më 1 shkurt do të shkaktojë rritjen e çmimeve dhe uljen fitimeve të tyre.

Pas dështimit për të takuar kryeministrin, demonstruesit marshuan drejt pallatit presidencial.

Por, policia nuk i ka lejoi t'i afrohen ndërtesës.

Demonstruesit thonë se nuk do të paguajnë taksat dhe të fillojnë një grevë në shkallë më 1 shkurt, nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre.

Shitësit kanë mbajtur një protestë të ngjashme më 26 janar.

XS
SM
MD
LG