Ndërlidhjet

Presidenca e Bosnjës ka miratuar një dokument, duke aprovuar një plan për reformën që do t'i hapë rrugën e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Dokumentipritet të miratohet nga parlamenti i vendit dhe të nënshkruhet nga drejtuesit e të 14 partive që fituan vende në zgjedhjet e tetorit, në mënyrë që BE-ja të japë ndihmë financiare për vendin dhe ta përmirësojë statusin e saj.

BE-ja më parë tha se plani i reformave sociale, ligjore dhe ekonomike, i zhvilluar nga Gjermania dhe Britania, ishte shansi i fundit i vendit për të ecur përpara.

Kryesuesi i Presidencës trepalëshe, Mladen Ivaniq, tha të enjten se veprimi i presidencës është vetëm hapi i parë për rrugën që do të lejojë Bosnjëntë marrë statusin e kandidatit për në BE brenda katër vjetësh.

XS
SM
MD
LG