Ndërlidhjet

Ban Ki-moon në Afrikë: "Mos u ngjitni për pushteti"


 Ban Ki-moon
Ban Ki-moon

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së e premten u bëri thirrje udhëheqësve afrikanë që të "mos ngjiten për pushteti".

Ban Ki-moon tha se ndryshimet kushtetuese jodemokratike dhe pretekstet ligjore nuk duhet të përdoren nga liderët për të qëndruar në pushtet.

Duke folur në samitin e 54-vendeve të Bashkimit Afrikan, zoti Ban u bëri thirrje udhëheqësve të Afrikës të dëgjojnë njerëzit e tyre, duke thënë se udhëheqësit modernë nuk mund të injorojnë dëshirat e atyre që ata përfaqësojnë.

Disa liderë afrikanë janë në pushtet me dekada të tëra, duke ndryshuar kushtetutat e vendeve të tyre për të zgjeruar mandatet e tyre.

Kohët e fundit, Kongo miratoi një ligj që kërkon një regjistrim kombëtar para se të mund të mbahenzgjedhjet.

Ligji shkaktoi protesta të dhunshme në të cilat dhjetëra u vranë, dhe kritikët akuzuan presidentin Joseph Kabila, i cili ka qenë president nga viti 2001, që po përpiqet të zgjasë mandatin e tij.

XS
SM
MD
LG