Ndërlidhjet

Merkel viziton sot Hungarinë


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të qëndrojë sot në Budapest, ku do të takojë kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Berlini ka thënë se Merkel dhe nikoqiri i saj do të diskutojnë “çështjet dyaplëshe, ato evropiane, zhvillimet aktuale në Hungari dhe situatën në Ukrainë”.

Udhëtimi i Merkelit në Hungari vjen dy javë para se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të shkojë atje.

Të dielën, disa mijëra hungarezë kanë protestuar jashtë Parlamentit në Budapest, duke kërkuar që vendi i tyre të qëndrojë brenda politikave të BE-së dhe jashtë orbitës së Rusisë.

Orban është kritikuar nga Perëndimi për, siç është thënë, qëndrimin e tij pro Kremlinit.

XS
SM
MD
LG