Ndërlidhjet

logo-print

Daçiq: Serbia e BE-ja “s’kanë mospajtime të thella”


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia nuk ka “mosmarrëveshje të thella me Bashkimin Evropian”, porse me Serbinë “nuk mund të komunikohet në nivel të zëdhënësave për çështjet ditore politike”.

“Bashkimi Evropian ka të drejtë të shprehë medimet e tij… por të pengon mënyra me të cilën komunikohet me Serbinë. Duhet të bisedohet në mënyrë shumë më serioze sesa deklaratat e zëdhënësave”, ka thënë Daçiq për Radio-Televizionin e Serbisë.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, ka thënë të shtunën se BE-ja pret nga autoritetet në Serbi që të bashkëpunojnë plotësisht dhe se është e shqetësuar me pohimet e disa sektorëve në Serbi se Avokati i Popullit rrezikon sigurinë kombëtare.

Të dielën, Daçiq, i cili Kocijançiqin e ka quajtur “person teknik”, ka thënë se “nuk ka nevojë që Beogradit t’i jepen këshilla, duke u përzier në çështjet e brendshme të tij”, ndërsa sot ka thënë se as në takimet për integrimet evropiane nuk flitet për politikën ditore, por për çështje strategjike.

Ai ka thënë se Serbia mund të reagojë për shumë tema politike ditore në BE.

XS
SM
MD
LG