Ndërlidhjet

GJND-ja sot vendos rreth akuzave për gjenocid ndaj Serbisë e Kroacisë


Ilustrim
Ilustrim

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë gjatë ditës së sotme pritet që ta shpallë vendimin e saj në lidhje me paditë për gjenocid që Serbia dhe Kroacia ia kanë bërë njëra-tjetrës.

Shefi i gjyqtarëve të GJND-së, Peter Tomka, pritet ta lexoj verdiktin në Pallatin e Paqes në Hagë.

Ministri i Jashhtëm serb, Ivica Daçiq, e ka përshkraur këtë si një nga ngjarjet më të rëndësihme për mardhëniet dy-palëshe, Serbi-Kroaci.

Zagrebi e ka dërguar rastin një GJND në vitin 1999, teksa e ka akuzuar Serbinë për gjenocid gjatë luftës së viteve 1991-1995.

Kroacia ka thënë se Serbia është fajtore për spastrim etnik dhe për një formë të gjenocidit, në luftën që ka bërë që mijëra kroatë të zhvendosen, të vriten, torturohen dhe pronat e tyre të shkatërrohen.

Beogradi e ka paraqitrur një kundër-padi në vitin 2010, me pretendimin se rreth 200 mijë serb etnikë janë detyruar të zhvendosen kur Kroacia e kishte filluar operacionin ushtarak në kërkim të territoreve të saj.

Pas ofenzivës kroate, përqindja e serbëve në ato territore nga 12 sa kishte qenë, kishte rënë në 4 për qind.

XS
SM
MD
LG