Ndërlidhjet

Pakistani ekzekuton edhe dy militantë të dënuar


Ilustrim
Ilustrim

Pakistani i ka varur dy militantë të cilët janë shpallur fajtorë për vrasjen e një mjeku shiit në Karachi.

Këto janë ekzekutimet e fundit që kur qeveria pakistaneze e ka hequr pezullimin për dënimin kapital, në dhjetor të vitit të kaluar.

Attullah i njohur edhe si Kasim dhe Mohammad Azam, janë dënuar për vrasjen e mjekut Ali Raza në vitin 2001, në një treg në Karachi.

Të dy burrat ishin anëtarë të grupit të ndaluar suni Lashkar-e-Jhangvi, grup i cili në vazhdimësi i ka në cak shiitët.

Një zyrtar i burgut, duke folur në kushte anonomiteti, konfirmoi se të dy burrat janë varur mëngjesin e sotëm.

Në Karachi, dy bomba kanë shpërthyer sot në afërsi të një shkolle.

Nuk janë dhënë detaje për pasojat e dy shpërthimeve.

Dënimi kapital është rikthyer në Pakistan pas sulmit në një shkollë në Peshawar në dhjetor të vitit të kaluar, ku janë vrarë rreth 150 persona.

XS
SM
MD
LG