Presidenti amerikan, Barak Obama, gjatë ditës së sotme pritet të marrë pjesë në një ngjarje në Uashington ku do të jetë i pranishëm edhe Dalai Lama.
Udhëheqësi shpirtëror tibetian në mërgim, do të merr pjesë gjatë fjalimit të Obamës në Lutjet e Mëngjesit rreth rëndësisë së lirisë fetare.
Kina i ka paralajmëruar të martën Shtetet e Bashkuara, se nuk do të marrë pjesë në një ngjarje ku është i pranishëm edhe Dalai Lama.
Pekini e quan Lamën si një “përqarës” të rrezikshëm, i cili synon ta bëj Tibetin e pavarur.
Futuesi i Çmimit Nobel për Paqe thotë se ai vetëm dëshiron autonomi për Tibetin, duke mohuar se inkurajon dhunën.
Shtëpia e Bardhë e cila njoftoi se Obama ka “mardhënie të mira” me Dalai Lamën, nuk ka specifikuar nëse do të ketë takim të veçantë mes të dyve.
Takimi i tretë i Obamës me Dalai Lamën, ka qenë në Uashington në shkurt të vitit të kaluar.