Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Dy qytetarë burgosen për "tradhti ndaj shtetit"


Një gjykatë në Baku ka burgosur dy burra nga Azerbajxhani me akuzën për spiunim për Iranin.

Faiq Qurbanov dhe Seymur Rzazade u shpallën të fajshëm për tradhti të shkallës së lartë dhe u dënuan me 14 dhe 13 vjet burg.

Hetuesit thanë se të dy personat bashkëpunuan me përfaqësues të shërbimit të inteligjencës në vitin 2013.

Azerbajxhani ka burgosur disa qytetarë të vetë me akuzën për spiunim për Iranin që nga viti 2012.

Në muajin gusht, shtetasit e Azerbajxhanit Hafiz Valiyev dhe Agamir Agamirov u dënuan me burgim të përjetshëm, për të njëjtat akuza.

Tensionet mes Tehranit dhe Bakus u rritën në vitin 2012, kur autoritetet e Azerbajxhanit arrestuan disa persona, për siç u tha, lidhjet me Iranin dhe planifikimet për sulme në Azerbajxhan.

XS
SM
MD
LG