Ndërlidhjet

Kerry: Obama vendos "së shpejti" për armët në Ukrainë


John Kerry dhe Arseniy Yatsenyuk
John Kerry dhe Arseniy Yatsenyuk

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry thotë se presidenti Barack Obama do të vendosë "së shpejti", nëse do të sigurojë armë fatale për Ukrainën, për të ndihmuar vendin në konfliktin me separatistët pro-ruse të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës.

Kerry e bëri këtë deklaratë pas takimit në Kiev me kryeministrin ukrainas Arseniy Yatsenyuk.

Më herët gjatë ditës, pasi u takua me presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko, Kerry tha se Moska mban barrën për t;i dhënë fund luftës, e cila ka vrarë më shumë se 5,350 persona që nga muaji prill.

Kerry tha se Uashingtoni dëshiron një zgjidhje paqësore, por "nuk nuk mund t'i mbyllim sytë kur shohim tanket ruse duke kaluar kufirin" për në Ukrainë.

Ai tha "Agresioni i vazhdueshëm rus në Lindje" është kërcënimi më i madh me të cilin përballet Ukraina.

Kerry kërkoi implementimin e menjëhershëm të marrëveshjes së muajit shtator për armëpushim, dhe tërheqjen e të gjitha trupave ruse nga territori i Ukrainës.

Ai gjithashtu tha se Moska duhet të "respektojë kufirin ndërkombëtar" në mes të Rusisë dhe Ukrainës.


Yatsenyuk talli presidentin Vladimir Putin qe ka mohuar se trupat e tij janë duke luftuar në lindje të Ukrainës.

Yatsenyuk tha se Putini mund “të përdorë syzet e mia nëse i duhen".

XS
SM
MD
LG