Ndërlidhjet

Militantët e IS-it i djegin të gjallë tre irakianë


Evakuim i nxënësve nga një qendër arsimore në provincën Anbar pasi ajo ishte okupuar nga militantët e IS-it
Evakuim i nxënësve nga një qendër arsimore në provincën Anbar pasi ajo ishte okupuar nga militantët e IS-it

Radio Evropa e Lirë, redaksia për Irakun, ka raportuar se militantët e Shtetit Islamik i kanë djegur të gjallë së paku tre vetë në provincën perëndimore Anbar në Irak.

Militantët e Shtetit Islamik i kishin akuzuar viktimat, që ishin banorë të një vendbanimi afër qytetit Hit, 200 kilometra në perëndim të Bagdadit, se i kishin informuar forcat e sigurisë së Irakut për lëvizjet e militantëve.

Zyrtarë në provincën Anbar thanë se njëra nga viktimat ishte ish-polic.

Raportohet se banorët ishin detyruar të arrijnë në vendin e djegies për ta shikuar këtë incident.

XS
SM
MD
LG