Ndërlidhjet

Takimi Putin, Merkel e Hollande, pa marrëveshje për paqe


Pamje nga takimi në Moskë, 06 shkurt 2015
Pamje nga takimi në Moskë, 06 shkurt 2015

Pas pesë orë bisedimesh me presidentin rus, Vladimir Putin, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Francois Hollande e kanë përfunduar mbrëmë takimin në Moskë ndërsa nuk është thënë asnjë fjalë për marrëveshjen eventuale që do t’i jepte fund konfliktit në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se presidenti rus, gjatë takimit që është mbajtur më 6 shkurt, ka zhvilluar biseda “konstruktive, informative dhe thelbësore”.

Por Merkel dhe Hollande, janë larguar mbrëmë nga Moska pa e dhënë asnjë detaj rreth përmbajtjes së negociatave në Moskë.

Peskov tha se udhëheqësit janë dakorduar që të vazhdojnë të takohen, me qëllim të arritjes së një marrëveshje të përbashkët për zbatimin e marrëveshjes për armëpushim e cila është arritur në Moskë më 5 shtator.

Ai tha se në dokument do të përfshihen propozimet nga Putin dhe presidenti ukrainas, Petro Porosheno.

Gjatë të dielës, sipas Peskov, Putin, Merkel, Hollande dhe Poroshenko, do të bisedojnë në telefon.

XS
SM
MD
LG