Ndërlidhjet

Rusia “dërgon” 1 mijë e 500 trupa shtesë në Ukrainë


Ilustrim

Ilustrim

Ushtria ukrainase ka njoftuar sot se më shumë se 1 mijë e 500 ushtarë rusë kanë hyrë në territorin ukrainas gjatë 48 orëve të fundit, duke e ngritur numrin e ushtarëve rusë në Ukrainë, në mbi 10 mijë.

Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Andriy Lysenko, tha para gazetarëve sot në Kiev se në mesin e dërgesave të fundit ruse në Ukrainë janë edhe 300 pajisje ushtarake dhe rreth 170 automjete, në mesin e të cilave kamionë, cisterna gazi dhe makina.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenk, e ka akuzuar më 21 janar Rusinë për dërgimin e më shumë se 9 mijë trupave, 500 tanke dhe artileri të rëndë në Ukrainën lindore.

Nënpresidenti amerikan Joe Biden, tha më 7 shkurt, se Rusia ose do të “dal” nga Ukraina ose do të përballet me “izolim të vazhdueshëm ndërkombëtar”.

XS
SM
MD
LG