Ndërlidhjet

Jacobson përshëndet marrëveshjen për drejtësinë


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, ka përgëzuar Kosovën dhe Serbinë për arritjen e marrëveshjes për “integrimin e drejtësisë” dhe ka thënë se pret "zbatimin e marrëveshjeve".

Jacobson i ka bërë këto komente në Twitter, pasi kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, kanë arritur marrëveshjen për drejtësinë në orët e para të ditës së sotme, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Marrëveshja është arritur pas më shumë se katër orë bisedimesh.

Në një komunikatë të Mogherinit është thënë se dy kryeministrat “kanë përmbyllur një kapitull kritik për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit”.

XS
SM
MD
LG