Ndërlidhjet

OSBE monitoron zgjedhjet taxhike


Ilustrim
Ilustrim

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka bërë të ditur se do të dërgojë vëzhgues në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Taxhikistan.

Zevendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, kryesues i radhës i OSBE-së, ka caktuar deputeten italiane, Marietta Tidei, si koordinatore speciale të misionit vëzhgues.

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së do të përfshijë afro 50 deputetë nga 23 vende të OSBE-së.

Tidei ka thënë se taxhikët “meritojnë një mundësi për të mbajtur një dialog të hapur për të ardhmen e vendit, përmes këtyre zgjedhjeve”.

Zgjedhjet nën presidentin Emomali Rahmon, i cili sundon Taxhikistanin qysh më 1992, janë gjykuar si jo të lira dhe jo të drejta nga grupet monitoruese ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG