Ndërlidhjet

Pak detaje nga takimi i Grupit të Kontaktit


Ilustrim
Ilustrim

Mbrëmë në orët e vona ka përfunduar takimi i Grupit të Kontaktit për Ukrainën në Minsk, ku kanë marrë pjesë përfaqësuesit nga Ukraina, Rusia, OSBE-ja dhe nga rajonet separatiste në lindje të Ukrainës.

Në takim kanë marrë pjesë ambasadori rus në Ukrainë, Mikhail Zurabov, ish-presidenti ukrainas ,Leonid Kuchma, përfaqësuesi i posaçëm i OSBE-së, Heidi Tagliavini si dhe Denis Pushilin nga Donjecku e Vladislav Deinego rajoni seperatist Luhansk.

Grupi i Kontaktit e ka prodhuar edhe marrëveshjen e armëpushimit më 5 shtator, marrëveshje e cila nuk ka arritur që t’i jap fund dhunës në lindje të Ukrainës.

Përfaqësuesit e separatistëve e kanë shfrytëzuar takimin për t’i paraqitur propozimet e tyre për zgjidhjen e problemit.

Pushilin ka shkruar në faqen e internetit të separatistëve se “shumë shpejt do të diskutohet për një armëpushim”.

XS
SM
MD
LG