Ndërlidhjet

FMN dhe Ukraina arrijnë marrëveshje


Shefja e FMN-së, Christine Lagarde.
Shefja e FMN-së, Christine Lagarde.

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Ukraina kanë arritur marrëveshje preliminare për një plan të ri të shpëtimit financiar, në vlerë prej 17.5 miliardë dollarësh.

Shefja e FMN-së, Christine Lagarde, ka thënë se ekipi i saj në Kiev ka arritur marrëveshje me Qeveinë e Ukrainës për paketën katërvjeçare.

Sipas saj, marrëveshja duhet të miratohet nga bordi i drejtorëve të FMN-së.

Lagarde ka thënë se bëhet fjalë për një program ambicioz, të vështirë dhe jo pa rreziqe.

Kievi është nën presion nga Perëndimi për të luftuar korrupsionin dhe për të riparuar financat, edhe pse është në luftë me separatistët pro-rusë në lindje të vendit.

XS
SM
MD
LG