Ndërlidhjet

Kina ofron “rol konstruktiv” për bisedimet në Afganistan


Wang Yi
Wang Yi

Kina ka ofruar të luajë një “rol konstruktiv” në përpjekjet për përfshirje në bisedime paqësore të talibanëve dhe Afganistanit.

Ministri i Jashtëm kinez Minister Wang Yi bëri këto deklarata gjatë një konference të përbashkët me këshilltarin e çështjeve të jashtme të Pakistanit, Sartaj Aziz në Islamabad.

Wang tha se Kina do të mbështesë qeverinë e Afganistanit në "realizimin e pajtimit me fraksione të ndryshme politike, duke përfshirë edhe talibanët."

Ai tha se Pekini do të “sigurojë lehtësim të nevojshëm në çdo kohë që nevojitet, për disa palë në Afganistan".

Afganistani dhe mbështetësit e tij perëndimorë janë munduar që të ulen në tavolinë me figura të moderuara të talibanëve, për t’i dhënë fund luftërave shumëvjeçare në këtë vend.

Bisedimet u pezulluan në vitin 2013, kur përfaqësuesit talibanë zemëruan Kabulin, pasi që u munduan të hapin një zyre në Katar.

XS
SM
MD
LG