Ndërlidhjet

Afrikë e Jugut: Opozita ndërpret fjalimin e presidentit


Jacob Zuma
Jacob Zuma

Ligjvënësit e opozitës e kanë ndërprerë presidentin e Afrikës së Jugut Jacob Zuma, gjatë fjalimit të tij vjetor në parlament.

Zuma filloi fjalimin e tij vjetor, kur disa ligjvënës të opozitës u ngritën në këmbë për të protestuar dështimin e supozuar të presidentit për të dhënë përgjigje në lidhje me një skandal, për më shumë se 20 milionë dollarë të buxhetit shtetëror, që thuhet se janë shpenzuar në shtëpinë e tij private.

Kryetari i parlamentit urdhëroi që lideri i opozitës Julius Malema dhe aleatët e partisë së tij të largohen nga salla.

Partia më e madhe opozitare, Aleanca Demokratike, u bashkëngjit në largim në shenjë proteste.

Presidenti ka mohuar çdo keqpërdorim të buxhetit shtetëror.

XS
SM
MD
LG