Akuza të reja janë ngritur kundër gazetares së pavarur dhe kontribuueses së Radios Evropa e Lirë, Khadija Ismayilova.
Avokati i saj, Fariz Namazly, tha se akuzat e reja përfshijnë përvetësimin, sipërmarrjen e paligjshme, evazionin fiskal dhe abuzimin e pushtetit.
Ismayilova do të mund të burgoset deri në 12 vjet nëse ajo shpallet fajtore për këto akuza.
Namazly tha se Ismayilova ka hedhur poshtë akuzat e reja kundër saj.
Ismayilova ka qenë në paraburgim që nga 5 dhjetori, pasi ajo u arrestua me dyshimin për nxitjen të një vetëvrasjeje të kolegut të saj.
Ajo është një nga disa aktivistët e të drejtave të njeriut dhe gazetarëve të pavarur, të cilët janë arrestuar nga autoritetet e Azerbajxhanit.
Në fund të dhjetorit, zyra e REL-it nëBaku është bastisur dhe është urdhëruar nga hetuesit që të mbyllet, ndërsa dhjetëra gazetarë ishin marrë në pyetje nga policia për punën që bënin.