Ndërlidhjet

Komandanti iranian thotë se po e ndihmojnë Irakun kundër IS-it


Gjenerali Mohammad Ali Jafari.
Gjenerali Mohammad Ali Jafari.

Një komandant i Gardës Revolucionare, thotë se Irani e ka ndihmuar Irakun në luftën ndaj Shtetit Islamik.

“Kur Shteti Islamik u shfaq në Irak, asnjë vend nuk ofroi ndihma për ta shkatërruar”, ka thënë sot gjenerali Mohammad Ali Jafari.

“Por, Irani nxitoi për ta ndihmuar kombin irakian për ta asgjësuar Shtetin Islamik”, tha ai.

Me ndihmën që e ka ofruar Irani, sipas tij, të befasuar kanë qenë edhe presidenti amerikan Barak Obama dhe udhëheqësit e tjerë botërorë.

Deklarata e tij është në kundërshtim me pretendimet e Teheranit se nuk ka prani ushtarake në Irak, ndonëse besohet se milicitë sektare që kanë lidhje me Iranin, janë të involvuara gjerësisht në luftimet në Irak.

Më parë gjatë këtij muaji, një gjeneral iranian, tha se ai ishte i përgatitur për t'i trajnuar oficerët ushtarakë të Irakut.

Irani dhe Iraku e kanë arritur një marrëveshje të sigurisë në dhjetor, sipas së cilës, parashihet rritja e bashkëpunimit ushtarak.

XS
SM
MD
LG