Ndërlidhjet

Policia vret një person në Kopenhagë


Kopenhagë, Danimarkë
Kopenhagë, Danimarkë

Policia në Kopenhagë ka thënë se ka vrarë një person, i cili ka qëlluar forcat e rendit pranë një stacioni të trenit.

Policia është duke hetuar nëse ai ka lidhje me të shtënat e mëhershme në një tubim për lirinë e fjalës dhe në një sinagogë.

Policia ka thënë përmes një deklarate se të shtënat kanë ndodhur pasi ajo ka vënë nën vëzhgim një lokacion pranë stacionit të trenit.

Sipas deklaratës, asnjëri nga zyrtarët policorë nuk është plagosur.

Të shtënat e mëhershme në Kopenhagë kanë lënë të vrarë dy veta dhe kanë rritur frikën për sulme terroriste.

Të shtënat e para kanë ndodhur në një qendër kulturore, ku karikaturisti kontrovers, Lars Vilks, i cili e ka përshkruar profetin Muhamed si qen në vitin 2007, ka marrë pjesë në një debat për lirinë e shprehjes.

XS
SM
MD
LG