Ndërlidhjet

Ashurkov mohon se e ka fituar azilin në Angli


Vladimir Ashurkov
Vladimir Ashurkov

Një bashkëpunëtor i afërt i figurës opozitare ruse, Aleksei Navalny, i ka mohuar raportet e mëhershme se atij i është dhënë azili politik në Britani.

Vladimir Ashurkov, drejtor ekzekutiv i fondacionit anti-korrupsion Navalny, ka thënë sot për kanalin televiziv Dozhd, se deklarata e avokatit të ish-gruas së tij se ai ka marrë azil në Britani të Madhe, nuk është e vërtetë.

Ahurkov e ka pranuar faktin se ka kërkuar azil në Britani, por ka njoftuar se është në pritje të njoftimit.

Më 16 shkurt, avokati Aleksandr Salnikov, i'u tha gazetarëve në Moskë se autoritetet angleze i kanë dhënë azil Ashurkovit.

Vladimir Ashurkov, një ish-bankier, e ka ndhmuar Navalnyn në projekte kundër-korrupsion dhe ka punuar për së afërmi me të gjatë fushatës së vitit 2013, kur Navalny ka kandiduar për kryetar të Moskës.

Gjatë muajit qershor të vitit të kaluar, Komiteti Hetues në Rusi ka lëshuar urdhër-arrest për të, duke e akuzuar atë dhe Navalnyn për mashtrim me financa gjatë fushatës për zgjedhjet e 2013-tes.

XS
SM
MD
LG