Ndërlidhjet

logo-print

Arrin në 20 numri policëve të vrarë në Afganistan


Ilustrim

Ilustrim

Së paku 20 policë janë vrarë pasi militantët e kanë sulmuar një shtab në një provincë lindore të Afganistanit.

Din Mohammad Darwish, zëdhënës i provincës Logar, tha se katër kamikazë kanë qenë të përfshirë në sulmin që ka ngjarë sot, gjatë të cilit pos të vrarëve janë plagosur edhe tetë policë.

Ai tha se të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe sipas tij, numri i të vdekurve mund të rritet.

Abdul Wali, anëtar i këshillit provincial, tha se sulmuesit kishin qenë të veshur me rroba të policisë dhe për këtë arsye nuk ishin kontrolluar nga personeli i sigurimit

Sulmi ka ndodhur pak orë pasi talebanët vranë gjashtë policë gjatë një sulmi në një pikë kontrolli në Kandahar.

Samim Khpalwak, zëdhënës i provincës, tha se sulmi ka ngjarë në distriktin Maiëand, në orët e fundit të 16 shkurtit

XS
SM
MD
LG