Ndërlidhjet

Putin: Ukraina ta dorëzojë Debaltseven


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka bërë thirrje Kievit që t’iu lejojë trupave ukrainase që janë të rrethuara nga rebelët pro-rusë në Debaltseve, të ulin armët.

Luftimet për kontrollin e qytetit strategjik në lindje të Ukrainës kanë vazhduar, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim.

Putin, duke folur në Hungari, ka thënë se konflikti nuk mund të zgjidhet me “mjete ushtarake”.

Një zëdhënës i mbrojtjes së Ukrainës, Anatoliy Stelmakh, ka thënë se "disa njësite (ushtarake) janë të rrethuara në Debaltseve”.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, në një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ka thënë se sulmi i rebelëve në Debaltseve është një “sulm cinik” mbi armëpushimin dhe ka bërë thirrje për përgjigje më të ashpër ndërkombëtare kundër “veprimeve tradhtare të rebelëve dhe Rusisë”.

XS
SM
MD
LG