Ndërlidhjet

Rusia dhe Osetia Jugore bëjnë marrëveshje kufitare


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov (djathtas) dhe minisri de facto i Punëve të Jashtme të Osetisë së Jugut, David Sanakoyev.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov (djathtas) dhe minisri de facto i Punëve të Jashtme të Osetisë së Jugut, David Sanakoyev.

Rusia dhe rajoni separatist i Gjeorgjisë, Osetia e Jugut, kanë nënshkruar një marrëveshje kufitare, e cila kundërshtohet nga Tbilisi.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe minisri de facto i Punëve të Jashtme të Osetisë së Jugut, David Sanakoyev, kanë nënshkruar dokumentin sot në Moskë.

Në nëntor, Moska ka nënshkruar marrëveshjen e “aleancës dhe partneritetit strategjik” me rajonin tjetër separatist të Gjeorgjisë, Abkhazinë.

Gjeorgjia ka kundërshtuar marrëveshjet, duke thënë se ato do të rrisin praninë ruse në Osetinë e Jugut dhe Abkhazi.

Muajin e kaluar, ministrja e Jashtme e Gjeorgjisë, Tamar Beruchashvili, ka thënë se Moska mund të aneksojë Osetinë e Jugut, siç ka aneksuar Krimenë e Ukrainës.

Po ashtu muajin e kaluar, kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të kundërshtojë fuqishëm marrëveshjen kufitare midis Rusisë dhe Osetisë së Jugut.

Rusia ka njohur Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë si shtete të pavarura pas një lufte pesëditëshe me Gjeorgjinë në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG