Ndërlidhjet

Aleksei Navalny: Policia më mori me forcë


Aleksei Navalny
Aleksei Navalny

Kritiku i Kremlinit Aleksei Navalny thotë se policia e ka marrë me forcë atë dhe e ka dërguar në një gjykatë në Moskë.

Navalny shkroi në Twitter më 19 shkurt se policia erdhi në selinë e tij, te Fondacioni Anti-korrupsion në Moskë dhe e detyruan të shkojë në gjykatën e rrethit Presnya në kryeqytetin rus.

Sekretarja për shtyp e Navalnyt, Kira Yarmysh, tha se gjykata do të shikojë një rast kundër Navalnyt, i lidhur me fushatën e tij të reklamave në metrotë e Moskës më 15 shkurt.

Navalny dhe bashkëpunëtori i tij, Nikolai Lyaskin, u ndaluan nga policia për disa orë më 15 shkurt për shkak se vendosën reklama për protestën e opozitës në Moskë, të planifikuar për një mars.

Navalny tha më parë se ai do të mbledhë 100.000 njerëz në protestë.

Navalny, që është një bloger anti-korrupsion dhe udhëheqës i protestave kundër qeverisë në vitet 2011-2012, aktualisht ka dy dënime të pezulluara për vjedhje.

Ai mohon për keqbërje dhe thotë se rastet kundër tij janë të motivuara politikisht, për t'u hakmarrur ndaj aktiviteteve të tij opozitare.

XS
SM
MD
LG