Ndërlidhjet

"Starbucks" zemëron armenët në SHBA


Pamje nga posteri i Starbucks
Pamje nga posteri i Starbucks

Një përpjekje nga gjiganti amerikan i kafesë "Starbucks" për të joshur komunitetin jo të vogël armen në Los Angeles, ka nxitur reagime të fuqishme.

"Starbucks" ka vendosur në dyqanet e veta posterë, në të cilët shihen gra me veshje tradicionale armene, nën qiellin plot me balonë që kanë shenjat e flamurit turk, gjysmëhënën dhe yllin.

Aktivistët në Los Angeles kanë nisur një fushatë reagimesh të rrepta, duke e cilësuar pamjen në posterë si fyese.

Armenia pohon se Turqia ka kryer gjenocid mbi armenët në fillim të shekullit 20, gjë të cilën Turqia e mohon, duke thënë se të dyja palët kanë kryer krime gjatë Luftës së Parë Botërore.

Hulumtuesit thonë se rreth 1.5 milionë armenë janë vrarë nga forcat otomane në atë që është sot Turqi lindore, nga viti 1915 deri në vitin 1918.

"Starbucks" ka kërkuar falje për posterët e vënë dhe është zotuar se do t’i heqë nga përdorimi.

XS
SM
MD
LG