Ndërlidhjet

25 të vdekur nga sulmet në kryeqytetin somalez


Ilustrim
Ilustrim

Numri i të vdekurve si rezultat i sulmeve të së premtës në një hotel në kryeqytetin e Somalisë ka arritur në 25.

Sipas një njoftimi të qeverisë të lëshuar sot, në mesin e viktimave janë edhe dy ligjvënës dhe një punonjës të zyrës së kryeministrit.

Sulmet kanë ngjarë të premten brenda kompleksit të hotelit Central i cili gjendet në afërsi të pallatit presidencial në Mogadishu.

Rebelët islamikë nga grupi al-Shabaab i kanë kryer sulmet duke vendosur një makinë bombë brenda kompleksit të hotelit.

“Numri i konfirmuar i të vdekurve ka arritur më 25”, ka njoftuar qeveria.

Përveç të vrarëve, rreth 40 persona të tjerë janë plagosur nga dy shpërthimet që kanë ngjarë.

Në mesin e të plagosurve lehtë janë edhe dy ministra somalezë.

XS
SM
MD
LG