Ndërlidhjet

Iraku emëron gruan e parë në një pozitë të lartë


Bagdadi
Bagdadi

Një grua nga Ministra e Arsimit në Irak është emëruar si kryetare e bashkisë së Bagdatit dhe kjo është hera e parë që një femër irakiane emërohet në një post të tillë të lartë.

Zëdhënësi i qeverisë irakiane, ka njoftuar sot se inxhinjerja Zekra Alwach, do ta filloj punën e re gjatë ditës së nesërme.

Paraardhësi i saj në këtë pozitë, Naeem Abaob al-Kaabi, është shkarkuar nga kryeministri Haidar al-Abadi më 17 shkurt, për shkak të korrupsionit.

Pozita e kryetarit të bashkisë është pozita më e lartë administrative në qytetet e Irakut.

Emërimi i saj vjen në kohën kur Iraku është kritikuar me të madhe nga grupet e të drejtave ndërkombëtare për abuzimin e të drejtave të grave

XS
SM
MD
LG