Ndërlidhjet

Turqia evakuon monumentin otoman në Siri


Ilustrim
Ilustrim

Qindra trupa turke me automjete ushtarake kanë hyrë në qytetin e Sirisë Kobani dhe kanë evakuuar një monument otoman dhe dhjetëra ushtarë turq që e ruanin atë.

Kryeministri Ahmet Davutoglu ka thënë sot se operacioni që është zhvilluar gjatë natës, ka qenë “shumë i suksesshëm”.

Mediat turke kanë raportuar se një ushtar është vrarë në një aksident gjatë operacionit.

Davutoglu ka thënë se Turqia nuk ka kërkuar leje ose ndihmë për misionin, porse ka informuar aleatët e koalicionit ndërkombëtar kundër grupit të Shtetit Islamik, pasi ka nisur operacionin.

Ai ka thënë se varri i Suleyman Shahut, gjyshit të themeluesit të Perandorisë Osmane, do të dërgohet në një lokacion tjetër në Siri.

Kobani ka qenë në fokus të sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara derisa forcat kurde kanë luftuar militantët e Shtetit Islamik, të cilët kontrollojnë një të tretën e Irakut dhe një pjesë të Sirisë.

XS
SM
MD
LG