Ndërlidhjet

Dhjetë fëmijë të vrarë në Siri këtë javë


Siri
Siri

Së paku 49 njerëz, përfshirë dhjetë fëmijë dhe pesë gra, janë vrarë këtë javë nga forcat qeveritare të Sirisë në fshatin Alepo, ka bërë të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Grupi opozitar monitorues ka thënë se vdekjet në fshatin Retian, të martën, kanë përfshirë 13 rebelë me familjet e tyre.

Shumica e tyre thuhet se janë vrarë në shtëpi, pa rezistencë.

Po sot, së paku katër persona kanë humbur jetën nga një sulm vetëvrasës në qytetin Kardaha të Sirisë, që është edhe vendlindja e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Observatori ka thënë se viktimat janë dy gra dhe dy burra.

XS
SM
MD
LG