Ndërlidhjet

logo-print

Çmimet Oskar: Filmi polak “Ida”, filmi më i mirë i huaj


Ilustrim

Ilustrim

Filmi polak “Ida” e ka fituar çmimin Oskar për filmin më të mirë në gjuhë të huaj në ceremoninë që është mbajtur në Los Angeles.

I drejtuar nga Pawel Pawlikowski, filmi bardh e zi tregon ngjarjen e një murgeshe në vitin 1962, e cila mëson se është një jetime çifute.

Filmi “Ida” e ka mundur filmin rus “Leviathan”.

Filmi më i mirë gjatë ndarjes së çmimeve Oskar është shpallur filmi “Birdman”.

Ceremonia e 87-të e ndarjes së çmimeve Oskar është mbajtur në teatrin Double në Hollywood të Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG