Ndërlidhjet

Vdes personi i tretë nga shpërthimi në Kharkiv


Ilustrim

Ilustrim

Një person i tretë ka vdekur si rezultat i shpërthimit të një bombe në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv.

Shërbimi për media i qytetit Kharkiv tha sot se një djalë 15 vjeç ka vdekur si rezultat i lëndimeve të marra nga shpërthimi.

Shpërthimi në Kharkiv ka ngjarë gjatë ditës së diel teksa po mbahej një marsh në një-vjetorin e e protestave në Majdan.

Një polic dhe një aktivist janë raportuar të vdekur gjatë ditës së djeshme.

Ndërkohë, anëtari i parlamentit, Dmytro Tymchuk, tha sot se separatistët janë pozicionuar në pjesën jugore të qytetit port të Ukrainës, Mariupol.

Dmytro Tymchuk ka shkruar në rrjetin Facebook se 350 rebelë të tjerë dhe 20 automjete të blinduara, në mesin e të cilave edhe tanke, janë përqëndruar në afërsi të distriktit Bezimenne.

XS
SM
MD
LG