Ndërlidhjet

Kerry akuzon direkt Putinin për Ukrainën


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka akuzuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për destabilizimin e Ukrainës me “rrëmbim të tokave”.

Ai ka thënë se as Moska, as rebelët pro-rusë në lindje të Ukrainës nuk kanë respektuar marrëveshjen për armëpushim.

Kerry i ka bërë këto komente para ligjvënësve amerikanë, derisa në Ukrainë duket se ka pasur reduktim të luftimeve.

Kievi ka thënë të mërkurën se nuk është shënuar asnjë viktimë, për herë të parë prejse armëpushimi ka hyrë në fuqi, më 15 shkurt.

XS
SM
MD
LG