Ndërlidhjet

Një gjykatë në Suedi ka dënuar me pesë vjet burg një refugjat sirian i cili u shpall i fajshëm që ka abuzuar me një pjesëtar të forcave të Bashar Assadit.

Mouhannad Droub pranoi se ka qenë pjesë e një grupi nën Ushtrinë e Lirë të Sirisë, të cilët rrahën një të burgosur, duart dhe këmbët e së cilit ishin të lidhura, në maj ose qershor të vitit 2012.

Droub pastaj kishte postuar në Facebook videon e kësaj dhune - incizim i cili u përdor si evidencë kundër tij në Stokholm.

Siriani 28 vjeçar, të cilit iu dha azil në Suedi në dhjetor të vitit 2013, pohoi se ai kishte vepruar nën detyrim.

Kjo është hera e parë që akuza të tilla në lidhje me konfliktin sirian u sollën në një gjykatë suedeze.

XS
SM
MD
LG