Ndërlidhjet

Çështja e të pagjeturve - Mungon bashkëpunimi i Serbisë


Prishtinë, 2 mars 2015.
Prishtinë, 2 mars 2015.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim delegacionin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, të udhëhequr nga kryetari i Komisionit, Prenk Gjetaj.

Në një komunikatë nga Presidenca thuhet se Gjetaj ka informuar presidenten për punën e Komisionit dhe sfidat me të cilat përballet ai në gjetjen e 1,652 personave, që ende janë të zhdukur.

Ai po ashtu ka theksuar vështirësitë me të cilat po përballen në mungesë të bashkëpunimit nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Serbisë.

Presidentja Jahjaga, në anën tjetër, ka thënë se çështja e të pagjeturve është plaga më e rëndë e pasluftës në Kosovë, e cila kërkon angazhim më të madh të të gjitha palëve për t’u përmbyllur sa më parë.

Ajo ka thënë se çështjen e të zhdukurve vazhdon ta adresojë në çdo nivel ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG