Ndërlidhjet

Shanset për azil në Belgjikë, “nuk ekzistojnë”


Ilustrim

Ilustrim

Sekretari belg për Çështje të Azilit dhe Migracionit, Theo Francken, ndodhet në Kosovë për një vizitë treditore.

Qëllimi i viztës së tij është fushata për ndalimin e migrimit ilegal.

Numri i kosovarëve që kanë aplikuar për azil në Belgjikë është rritur ndjeshëm qysh në fund të vitit 2014.

“Njerëzit po shesin pronat dhe shpresat e tyre për një jetë më të mirë në Belgjikë, por shanset për sukses pothuajse nuk ekzistojnë. Ata marrin vendime negative dhe kthehen në shtëpi duarbosh. Duhet t’i ndalojmë këto tragjedi njerëzore duke u ofruar atyre informacione të sakta”, ka thënë Francken.

Ai ka takuar ministrin e Brendshëm të Kosovës, Skënder Hyseni, ndërsa në agjendë ka takime edhe me zyrtarë të tjerë.

XS
SM
MD
LG