Ndërlidhjet

Operacioni në Tikrit zhvendos 28,000 veta


Tikrit, Irak
Tikrit, Irak

Operacioni i ushtrisë së Irakut për të rimarrë qytetin e Tikritit nga militantët e Shtetit Islamik ka detyruar rreth 28,000 njerëz që të lënë shtëpitë e tyre, kanë bërë të ditur Kombet e Bashkuara.

“Raportet nga terreni tregojnë se zhvendosje të tjera janë në proces dhe se shumë familje mbeten të bllokuara në pika kontrolli”, thuhet në deklaratën e OKB-së.

Operacioni për rimarrjen e Tikritit, i cili përfshin rreth 30,000 ushtarë dhe milicë shiitë, ka hyrë tashmë në ditën e katërt.

Shteti Islamik ka marrë kontrollin e tij qysh nga vera e kaluar.

XS
SM
MD
LG