Ndërlidhjet

Probleme të tjera ligjore për mjekun që “zbuloi” Bin Ladenin


Shakeel Afridi

Shakeel Afridi

Një mjek pakistanez, i cili është burgosur pasi ka ndihmuar CIA-n që të gjejë liderin e Al Kaidës, Osama bin Laden, përballet me pengesa të tjera ligjore për ankesën e tij, pasi tribunali që ka dëgjuar apelin është shpërbërë.

Shakeel Afridi është dënuar me 33 vjet burgim në maj të 2012-ës, pasi është shpallur fajtor nga një gjykatë e Pakistanit për lidhje me militantët.

Një vit më vonë, tribunali ka reduktuar dënimin e tij në dhjetë vjet.

Por, ankesa e tij është përballur me disa shtyrje, ndërsa disa ligjvënës amerikanë thonë se burgosja e tij është hakmarrje, pasi ai ka ndihmuar SHBA-në në gjetjen e shefit të Al Kaidës.

Të enjten, një anëtar në largim i tribunalit që ka dëgjuar ankesën e Afridit ka konfirmuar se tribunali nuk është më funksional, pasi kontratat për anëtarët dhe kryesuesin e tij kanë skaduar në janar.

Mbetet e paqartë se kur do të zhvillohet seanca e ardhshme dëgjimore për Afridin.

XS
SM
MD
LG