Ndërlidhjet

logo-print

BE heq 4 ukrainas nga lista e të sanksionuarve


Bruksel

Bruksel

Bashkimi Evropian ka hequr katër ukrainas nga lista e të sanksionuarve për shkak të mungesës së provave.

Lista e BE-së, e shpallur në mars të 2014-ës, ka përfshirë 22 zyrtarë ukrainas të dyshuar për përvetësim të fondeve shtetërore dhe transferim të paligjshëm të fondeve jashtë Ukrainës.

BE-ja ka ngrirë asetet e tyre në bllokun 28-anëtarësh.

Katër personat, emrat e të cilëve nuk janë shfaqur në listën e përditësuar, janë: Oleksii Azarov, djali i ish-kryeministrit Mykola Azarov, ish-këshilltarët presidencialë, Andriy Portnov dhe Ihor Kalinin, dhe ish-shefi i sigurisë, Oleksandr Yakymenko.

Lista do të përditësohet përsëri pas një viti.

Ajo përfshin edhe presidentin e përmbysur të Ukrainës, Viktor Yanukovych, dhe ish-kryeministrin Mykola Azarov.

XS
SM
MD
LG