Ndërlidhjet

Bayern Munich dhe PSG në çerekfinale


Ilustrim
Ilustrim

Bayern Munich dhe Paris St. Germain janë kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pala gjermane e futbollit ka shpartallosur ekipin ukrainas, Shaktar Donetsk, me rezultat 7:0 në ndeshjen që është zhvilluar të enjten në mbrëmje në Mynih.

Në Londër, ndeshja midis Chelsea-t dhe Paris St. Germain-it ka përfunduar me rezultat 2:2 pas kohës shtesë, por kjo ka qenë e mjaftueshme që ekipi parisien të arrijë pikët e nevojshme për kualifikim.

XS
SM
MD
LG