Ndërlidhjet

Protestë antiqeveritare në Tiranë


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Mediat në Tiranë raportojnë se qytetarë nga të gjitha anët e Shqipërisë kanë nisur të mblidhen në sheshin Skënderbej të kryeqytetit për të protestuar kundër qeverisë së majtë.

Protesta është thirrur nga kreu i Partisë Demokratike në opozitë, Lulëzim Basha.

Ajo vjen pas zhvillimeve të fundit rreth të ashtuquajturit rasti Doshi.

Ditë më parë, deputeti i përjashtuar i Partisë Socialiste, Tom Doshi, ka thënë se ndaj tij dhe ndaj deputetit tjetër, Mhill Fufi, ka pasur tentativë për vrasje, të urdhëruar nga kryetari i parlamentit, Ilir Meta.

Rasti ka bërë që pothuajse të gjithë përfaqësuesit më të lartë të shtetit shqiptar të thirren në prokurori.

XS
SM
MD
LG