Ndërlidhjet

Urdhërohet lirimi i “organizatorit” të sulmeve në Mumbai


Zaki-ur-Rehman Lakhvi
Zaki-ur-Rehman Lakhvi

Një gjykatë në Pakistan ka vendosur që mbajtja në paraburgim e organizatorit të dyshuar të sulmeve terroriste në Mumbai të Indisë, më 2008, është e pabazë dhe ka urdhëruar lirimin e tij.

Gjykata e Lartë në Islamabad ka urdhëruar lirimin e Zaki-ur-Rehman Lakhvit, i cili është shef i grupit militant pakistanez Lashkar-e-Taliba.

Është ende e paqartë nëse ai do të lirohet, pasi qeveria ka sfiduar gjykime të ngjashme në të kaluarën.

Ministria e Jashtme e Indisë ka thirrur në bisedë informative Komisionarin e Lartë të Pakistanit në Nju Delhi, për të kundërshtuar urdhrin.

Lakhvi është në burg qysh në vitin 2009.

Ai është akuzuar për organizimin e sulmeve terroriste në Mumbai më 2008, nga të cilat kanë humbur jetën 166 persona.

XS
SM
MD
LG