Ndërlidhjet

Ghani lavdëron ushtrinë britanike


Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka thënë se trupat britanike, që kanë vdekur duke luftuar në Afganistan, kanë ndihmuar për t’i sjellë “lirinë” këtij vendi.

Ghani ka thënë sot në Kabul se 453 trupat britanike që janë vrarë në Afganistan, kanë bërë “sakrifica që të na mundësojnë neve të jetojmë në liri, me shpresë për paqe, përparim dhe dinjitet”.

Ai i ka bërë këto komente në prag të ceremonive në Kabul dhe Londër për të shënuar fundin e përfshirjes së Britanisë në luftën e Afganistanit.

Komentet e Ghanit dallojnë nga ato të paraardhësit të tij, Hamid Kharzai, i cili në fund të mandatit ka thënë se prania e forcave britanike në provincën Helmand ka përkeqësuar situatën atje.

Forcat britanike kanë qenë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që ka pushtuar Afganistanin më 2001.

XS
SM
MD
LG